Shumë gola të pësuar në këto miqësoret e fundit, por që sigurisht PSG ka hedhur thuajse gjithmonë në fushë ekipin B dhe, madje edhe C, në disa raste… Xhanluixhi Bufon, ish-portieri i Juventusit, teksa në konferencën për shtyp është ngacmuar për bardhezinjtë dhe Kristiano Ronaldon, e preu shkurt:
“Ajo që bën Juventusi është diçka që tashmë më intereson vetëm si spektator. Bëhet fjalë për një klub të madh, siç edhe është PSG dhe besoj se të dy klubet kanë bërë në të shkuarën, po bëjnë dhe do të bëjnë të pamundurën për të qëndruar në nivele të larta”.