Reali i Madridit është ende në ankth për lojtarin e vet më të rëndësishëm, Kristiano Ronaldon, i cili pësoi një dëmtim në El Clasico dhe u zëvendësua që në pushim.
Megjithatë, kontrollet e detajuara mjekësore kanë zbuluar që bëhet fjalë për një ndrydhje të lehtë në gju dhe shanset që portugezi të jetë rregullisht në finalen e Champions League kundër Liverpulit janë të mëdha.
Gjithsesi, për siguri Ronaldo do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme në kampionat, për të luajtur vetëm në javën e fundit në Vijareal, ku më shumë do të mundohet të gjejë ritmin e ndeshjes para finales, sepse kampionati ka marrë fund për Realin.