Kristiano Ronaldo ka konfirmuar se është bërë baba me dy binjakë, menjëherë pas humbjes së djeshme kundër Kilit në Kupën e Konfederatave.
Ronaldo, i cili ka edhe një djalë 7 vjeç, Kristiano Ronaldo Jr., e lajmëroi në Facebook ardhjen në jetë të dy binjakëve me anë të një nëne që nuk është bërë fare publike, pasi thjesht ka rolin të lindë fëmijët e Ronaldos dhe do të zhduket nga jeta e portugezit, i cili natyrisht ka paguar një shifër të konsiderueshme për të bërë realitet këtë mani të tij.
Absurditeti është se Ronaldo është i lidhur me Xheorxhina Rodrigez prej disa muajsh, por duket se nuk ka ndërmend të bëhet prind në mënyrën natyrale, që njohim të gjithë, duke lënë shtatzënë personin që dashuron.