E artë dhe e argjendtë në Botërorin amerikan: Romela Begaj shkruan historinë dhe tashmë është një legjendë e peshëngritjes shqiptare.
Pas triumfit të para pak orëve në Botërorin e peshëngritjes, sportistja jonë ka marrë lëvdata edhe nga krerët e politikës në Shqipëri.
“Një lajm i bukur frymëzues në këtë situatë të vështirë:
ROMELA BEGAJ KAMPIONE E BOTËS
Në botërorin e peshëngritjes që po zhvillohet ne USA, Romela fitoi medaljen e artë, duke u shpallur kampione në stilin me shkëputje dhe po ashtu u shpall nënkampione e botës në dygarësh, rezultati më i mirë i saj në një botëror dhe historik për peshëngritjen shqiptare”, shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook.
“Të dashur miq, dua t’ju uroj një ditë të mbarë me këtë foto të Romela Begaj, e cila fitoi medaljen e artë për Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes”, shkruan presidenti Ilir Meta.
Nuk ka ende ndonjë urim nga figurat e Partisë Demokratike, por me siguri do të kujtohen pak më vonë.
Gjithsesi, do ishte mirë që të kujtoheshin për sportin gjithmonë, jo vetëm në raste festash.