Edhe pse dukej sikur kishte një dashuri pa kushte mes ekipit të Milanit dhe Alesio Romanjolit, kriza financiare e ndikuar dhe nga efekti i pandemisë së koronavirusit ka detyruar klubin të shesë lojtarin. Skuadra që pritet ta transferojë është Atletiko Madrid, të cilët kanë bërë gati shifrën 50 milionë euro për të marrë shërbimet e lojtarit.
Ky kalim mund të ndodhë mjaft shpejt dhe siç bën të ditur edhe e përditshmja ‘’Calciomercatto”, data e pritshme është filimi i javës tjetër. Operacioni është duke përparuar përmes Andrea Berta, i cili është edhe drejtori i “Los Rojiblancos”. Menaxheri i klubit e di mjaft mirë situatën e vështirë të Milanit dhe kjo ka lehtësuar bisedimet.Për të zëvendësuar largimin e kapitenit, kuqezinjtë jane duke menduar blerjen e dy qendërmbrojtësëve, ku një prej tyre është edhe talenti i Lajpzigut, Dajot Umekano.
Alesio Romanjoli iu bashkua Milanit pesë vite më parë, pasi “djalli” pagoi 25 milionë euro për të nënshkruar kalimin e tij nga Roma. Të mërkurën përballë Spal ai bëri paraqitjen e tij të 150-të në Serie A. /Sport Ekspres/