Roma për titull? Shaka pa sens në Itali, kthehet Kumbulla në “tradhtinë” e Pedros dhe Dzekos

Roma për titullin kampion të Serisë A! Pas një nisje fantastike të kampionatit dhe një ekip të përforucar, në Itali është ngritur diskutimi se kryeqytetasit mund të ishin surpriza e këtij viti. Megjithatë janë thuajse gjithmonë të njëjtat histori, atje ku ekipet surprizuese nuk arrijnë që të mbajnë gjatë suksesin.

Prova e sotme për Romën ishte pikërisht e tillë për të treguar sesa kishte ndryshuar nga sezoni i vjetshëm. Megjithatë ndeshja kundër Sasuolos ka përfunduar në rrjeta të paprekura, atje ku trajneri Fonesca është “tradhëtuar” nga dy më të mirët.

Pedro do e linte ekipin me 10 lojtarë pas gabimit fëmijnor me faullin taktit, që e nxori nga fusha e lojës me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 41. Nga ana tjetër një ekip kampion i Serisë A kërkon një sulmues shumë më ndryshe nga Dzeko. Futbollisti boshnjak ishte tërësisht për t’u harruar ndaj Sasuolos duke shpërdoruar raste të pastra për gol të Romën, pavarësisht se po luanin me një lojtar më pak.

Madje edhe në golin e realizuar nga ana e Mkhitarian në pjesën e parë, do të anulohej pasi Dzeko kishte shkaktuar faull më parë. Shumë raste të shpërdoruara për t’i hequr dy pikë të tjera Romës, ndërsa Marash Kumbulla u kthye pas prekjes nga pandemia duke luajtur në nivel të lartë dhe për të dhënë garanci në mbrojtje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *