Zyrtare/ Shtyhet ndeshja e Gjimshitit për shkak të reshjeve, kalendari i ngjeshur e zëvendëson vitin e ardhshëm

Ndeshja e planifikuar për t’u luajtur ditën e sotme mes Udinezes dhe Atalantës është shtyrë për një datë të dytë. Veriu i Italisë është përfshirë nga kushte të rënduara atmosferike dhe reshjet e dendura të shiut në Udine kanë bërë që terreni në “Dacia Arena“ të mos jetë i përshtatshëm për të zhvilluar një ndeshje futbolli.

Arbitri La Penna ka inspektuar 3 herë fushën, por në fund ka vendosur që skuadrat të mos zbresin për të luajtur. Në një sezon normal ndeshjet mund të zëvendësoheshin ditën e nesërme, por në këtë situatë ku ndodhet futbolli i sotëm diçka e tillë është e pamundur. Atalanta në mesjavë do të luajë shanset për kualifikim në Champions League dhe për këtë arsye zëvendësimi për ekipin e Gjimshitit mbetet për vitin e ardhshëm, më konkretisht në datat 13 ose 20 janar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online