Roma i hap rrugën blerjes së Xhakës, dy gjigantë anglezë dhe italianë futen në garë pas paraqitjeve në Europian

Granit Xhaka ka qenë pika kyçe e kësaj Zvicre që bëri surprizën e bukur këtë Europian. Paraqitjet e mesfushorit shqiptar janë duartrokitur nga të gjithë, ndërsa për tu vlerësuar është edhe personaliteti i tij dhe motivimi që i bëri skuadrës për të prekur suksesin në këtë Euro 2021. Jo më kot Xhaka ishte në listën e dëshirave të Zhoze Murinjos, i cili ka vënë Romën në lëvizje për të siguruar firmën e 28-vjeçarit.

Klubi italian është shumë pranë transferimit, të cilit i ka hapur plotësisht rrugën me largimin e Under drejt Marsejës. Por ai turne fantastik i përjetuar me Zvicrën ka shtuar konkurencën për skuadrën verdhekuqe. Sipas raportimeve nga mediat angleze dhe ato italiane, dy gjigantë të futbollit si Juventusi dhe Liverpuli kanë shfaqur interes për Granit Xhakën./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online