“Mund të na tregosh netët magjike të 1990-ës”? Moment i sikletshëm në konferencë, gazetarja çudit Barelën: Jam i 97-ës

Nikolo Barela është shkëputur nga stërvitja me Kombëtaren e tij për të qenë i pranishëm përpara gazetarëve në një konferencë për shtyp. Por një moment i sikletshëm ka përndjekur këtë dalje për mediat. Një prej gazetareve çudit mesfushorin me pyetjen e saj, duke harruar moshën e lojtarit që kishte përballë.

“Mund të tregosh se si i ke përjetuar netët magjike? Në vitin 1990 ke qenë vetëm 7 vjeç”, ishte pyetja e adresuar në drejtim të Barelës, duke kujtuar Botërorin e fundit që është organizuar në Itali. I gjendur paksa në vështirësi, talenti i Interit thekson moshën e tij, teksa shprehet: “Në fakt isha -7 vjeç. Jam i 97-ës”. Fjalë që këto që janë pasuar menjëherë nga ndjesa e gazetares./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online