Zhgënjimi i largimit të Raxha Naingolanit ndoshta do të zgjatë edhe pak, por tifozët e Romës sot kanë pasur mundësi të ngushëllohen, sepse në Romë ka mbërritur pasuesi i belgut, Havier Pastore.
El Flaco është zyrtarisht verdhekuq dhe sot në mbrëmje ka zbarkuar në kryeqytetin italian, i pritur nga rreth 100 tifozë në aeroport.
Nesër paradite kontrollet mjekësore dhe më pas firma që do ta lidhë për 4 vite (plus 1) me Romën. “Entuziazëm i jashtëzakonshëm, jam i lumtur. Forca Roma!”, u shpreh ish-fantazisti i PSG-së, i cili do të marrë numrin 27 te Roma.
Merkatoja e Romës nuk ndalet me kaq, sepse pas Klajvertit, drejtori sportiv Monçi ka piketuar dy emra të njohur dhe bij futbollistësh të famshëm: Kieza është ëndrra, Janis Haxhi është më i arritshëm, pasi Vitoruli rumun i George Haxhit nuk kërkon shifra të kripura.
Edhe emra si Berardi, Zijeç e Forsberg mbeten në listë, ndërsa për sa për i përket portierit Alison, Roma nuk bën ulje çmimi: Reali duhet të paguajë 70 milionë euro.