Atalanta godet sërish në shenjë, sepse ka bërë një biznes të jashtëzakonshëm me Romën, duke i shitur mesfushorin Brajan Kristante.
Tifozët e Milanit me shumë gjasa e mbajnë ende mend: i rritur nr Milanelo, Kristante ishte pjesë e ekipit të parë në sezonin 2013-14 dhe spikati në pak ndeshjet që luajti. Po e shihnin të gjithë me kuriozitet, por Milani nuk besoi dhe sapo Benfika i ofroi 5 milionë euro, pranoi direkt.
Dështim në Lisbonë, Benfika nuk e aktivizoi fare, e huazon të Palermo e më pas te Peskara, derisa në janar 2017 e mori në huazim me të drejtë blerjeje për 4 milionë Atalanta.
Këtë sezon Kristante ishte i shkëlqyer në Bergamo, duke u bërë më në fund lojtari që pritej prej vitesh. Titullar çdo ndeshje, 9 gola si mesfushor qendror, nivel i lartë dhe eksperiencë e vënë në punë, tani që ka shkuar 23 vjeç.
Sot u arrit edhe marrëveshja, Kristante është i Romës për 25 milionë euro plus bonuse, ndërsa lojtari do të firmosë për 5 vite, me 2 milionë euro në sezon. Problemi i vetëm, flitet se Roma do shesë Naingolanin dhe kjo gjë ka tërbuar tifozët.