“Rivalitet me Ibran? Jo, e falenderoj gjithnjë”, Materaci thumbon sërish suedezin: Më ndihmoi të fitoja Championsin

Rivaliteti mes Zllatan Ibrahimoviç dhe Marko Materacit ka qenë mjaft i fortë në fushën e lojës. Të dy janë karaktere të vështirë, ndërsa ajo ndërhyrje e suedezit si në një dyluftim artesh marciale ka treguar qartë se marrëdhëniet mes tyre nuk kanë qenë aspak të mira. Thumbime ka pasur prej kohësh mes palëve dhe të njëjtën gjë e bën sërish ish-mbrojtësi Italian në një intervistë për mikrofonin e “TNT Sports”.

Megjithëse shprehet se mes tij dhe Ibras nuk ka rivalitet, fjalët e nxjerra prej tij bëjnë të dyshosh. Materazi thotë se i duhet ta falenderojë sulmuesin e Milanit, pasi me largimin e tij nga zikaltrit i ndihmoi këta të fundit të fitonin Champions League, trofe të cilin Ibrahimoviç nuk e ka ngritur lart në karrierën e tij të gjatë.

“Nuk është e vërtetë se ka pasur rivalitet mes nesh. Unë do e falenderoj gjithnjë, sepse nëse Ibrahimoviç nuk do të shkonte te Barcelona, atëherë Eto nuk do të kishte ardhur te Interi. Më ndihmoi të fitoja Champions League-n”, ka thënë Marko Materaci./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *