Rivalitet i fortë në La Liga 2 për Myrto Uzunin, po i afrohet me golat e shënuara edhe Armando Sadiku

Dy lojtarë shqiptarë luftojnë për vendin e parë në klasifikim për golashënuesin e La Liga 2. Myrto Uzuni dhe Armando Sadiku ndodhen pranë njëri tjetrit në tabelën e përgjithshme. Sulmuesi beratas ka shënuar 6 gola dhe ndodhet në vendin e parë së bashku me spanjollin De Haro.

Ndërsa Sadiku me golin e shënuar në transfertë ndaj Real Olviedos arriti në kuotën e 4 golave. Tashmë diferenca midis dy sulmuesve shqiptar është vetëm 2 gola. Kujtojmë që Armando Sadiku po kalon një moment të shkëlqyer javët e fundit, teksa gjeti rrjetën për herë të tretë radhazi në ligën e dytë spanjolle. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *