Rivali i Tiranës përforcohet me kalibër të rëndë, zyrtarizon lojtarin e Milanit para ndeshjes me ekipin e Superiores

Beshiktashi po përforcohet me kalibër të rëndë para ndeshjes me Tiranën. Pak minuta më parë është zyrtarizuar kalimi i Ante Rebic nga Milani. Ky lojtar ka treguar shumë nga potenciali i tij edhe me fanellën e kuqezinjve.

Në Turqi kaloi për të pasur më shumë minuta në këmbë dhe vetëm pak më parë Beshiktashi njoftoi se testet mjekësore janë kaluar me sukses. Megjithatë nuk pritet që Rebic të jetë i gatshëm për ndeshjen e Air Albania kundër Tiranës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *