Manchester United ka marrë një fitore me vuajtje në transfertën kundër Brighton-it, teksa i është dashur një penallti në minutën e 10-të të kohës shtesë për të çuar rezultatin në 2-3 dhe për të marrë kështu 3 pikët. Në përfundim të takimit ka folur për mikrofonin e “BT Sport” trajneri i “djajve të kuq”, i cili tregohet i sinqertë dhe thotë se ekipi i tij nuk meritonte më shumë se barazimi.
Por nuk nguron as të bëjë humor me faktin se kundërshtarët goditën 5 herë traun e portës, duke thënë se ndihej i lumtur që Mourinho nuk ishte i pranishëm të maste portën. Solskjaer kujton atë episod të ndodhur në ndeshjen kundër Shkëndijës, ku porta ishte ngushtuar me 5 cm dhe një gjë e tillë u pikas nga Mourinho.
“Ndoshta 1 pikë meritonim, nuk meritonim më tepër, Por karakteri meritonte më shumë. Sezonin e shkuar patëm shumë barazime, kështu që ky është një plus i madh për ne. Brighton-i goditi 5 herë traversën? Duhet të jemi të lumtur që Jose Mourinho nuk është këtu për të matur portat”, është shorehur Ole Solskjaer./Halit Delibashi-Sport Ekspres/