Rivalët e Europës/ Tirana mund të përballet sërish me Xhuliano Skukën, Egnatia ka vetëm një ekip për të evituar, Vllaznia me short të lehtë

Në ditën e sotme do të mësohen edhe rivalët e ekipeve shqiptare në Europë. Vllaznia duket se do të ketë një short të lehtë. Mes pesë kundërshtarëve të mundshëm, ku shkodranët do të përballen me një prej tyre, janë emra si Linfield, Dundalk, Connah Quay Nomads, Progres Niderkorn dhe Inter Club D’Esaldes.

Nga krahu tjetër, Tirana mund të sjellë sërish Xhuliano Skukën në Shqipëri. Kjo pasi bardheblutë rrezikojnë të përballen me Mariborin e Slloveni, me Alashkert të Armenisë, Dinamo Batumi të Gjeorgjisë, La Fiorita të San Marinos dhe Dinamo Mnis të Bjellorusisë.

Sa i përket Egnatias, ekipi rrogozhinas ka vetëm një kundërshtar që do të ishte më mirë të evitohej, Domzale. Ekipi i Tetovës do të përballet me një nga këto pesë rivalë të mundshëm: “Ararat Armenia, Sutjeska, Sarajevo, Vaduz dhe Domzale’”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online