Prezantimi i lojtarëve të rinj në ekip bëhet në mënyra të ndryshme, ku mund të pëmendim nga më gazmoret deri te më të frikshmet dhe më të pabesueshmet. Do e nisim pikërisht me një ngjarje të pabesueshme.
Ndër ritet e prezantimit të lojtarëve, më absurdi është ai në Zimbabve, ku 16 lojtarë të ekipit Midlands Portland Cement u futën në lumin Zambezi, si traditë në start të sezonit për lojtarët e sapoafruar në klub. Futja në ujë e lojtarëve çoi në tragjedi, sepse lumi kishte zona të populluara nga krokodilët dhe një futbollist u zhduk e nuk u gjet më kurrë.
Për të kaluar te ndër më gazmoret, mund të përmendim djalin e Diego Simeones, pikërisht Xhovani Simeonen. Aktualisht, argjentinasi luan për Fiorentinën, por në vitin 2013 kur u transferua te River Plejt, bëri një qethje që në atë kohë bëri të plaste humori dhe gallata kudo.
Gjithashtu, ndër prezantime të veçanta mund të veçohen edhe ato të Kristiano Ronaldo te Juventusi, Higuain te Milani apo dhe Xhon Territ tek Aston Vila.
Ylli portugez këndoi përpara të gjithëve në portugalisht, ndërsa argjentinasi këndoi dhe kërceu këngën “Despacito”. Ish-kapiteni i Çelsit nga ana tjetër, u dëtyrua të këndonte këngën e famshme “Stand by me”.