Risia e mjekësisë sportive, krijohet algoritmi që parashikon dëmtimet e lojtarëve!

Është krijuar një “software”, që është në gjendje për të parashikuar dëmtimet e futbollistëve, të paktën ato muskulore. Kjo gjë garantohet nga ideatorët e “Injury Forecaster”, një algoritëm që ka arritur të parashikojë rreth 50% të dëmtimeve, që nuk lidhen me përplasjet dhe kontaktet fizike në fushën e blertë, fryt i një pune kërkimore të një grupi studiuesish të Cnr dhe Universitetit të Pizës.

“Kemi kombinuar disa parametra fizikë të marra nga pajisjet GPS të instaluar te futbollistë të ndryshëm për një periudhë 6-javore gjatë ndeshjeve dhe stërvitjeve të tyre.

Qëllimi është llogaritja e rrezikut të dëmtimit dhe sugjerimi i strategjive të parandalimit. Mbas mbledhjes së të dhënave, algoritmi llogarit mundësinë e dëmtimit në javën pasardhëse”, shpjegon Luka Papalardo, një nga hulumtuesit për “SportWeek”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *