Gjatë viteve të fundit një sërë shtetesh nëpër botë kanë filluar të lejojnë kultivimin e kanabisit. Dita ditës sektori ligjor dhe i kontrolluar i kësaj industrie po fillon të fuqizohet. Së fundmi një skuadër çiklizmi mund të bëhet e para në botë që sponsorizohet nga një kompani që kultivon kanabis.
Bëhet fjalë për një skuadër të re që do formohet falë investimit të ish-çiklistit të famshëm amerikan Fllojd Landis, i cili në vitit 2006 ishte dhe fituesi i “Tour de France”.
“Floyd’s of Leadville” është kompania që do të jetë sponsori i skuadrës së re. Kjo kompani operon prej dy vitesh në Amerikë në tregun e produkteve të marijuanës. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi i institucioneve qeverisës së sportit të çiklizimit, që njihen për politikat e forta ndaj çdo lloj droge.