Armand Duka ka postuar në rrjetet sociale edhe infrastrukturën sportive në Lushnje që është përmirësuar së fundmi. Ndërtim i fushave stërvitore dhe rinovimi i tapetit të stadiumit, në saj të bashkëpunimit me Bashkinë e Lushnjes.
“I lumtur teksa shikoj infrastrukturën futbollistike në Lushnje në rinovim total. Brenda pak ditëve mbaron fusha e parë stërvitore ndërkohë që kanë nisur punimet në fushën e dytë.
Bashkëpunimi me Bashkinë e Lushnjes na dha mundësinë për të investuar në 3 fusha stërvitore dhe rinovimin e tapetit të stadiumit. Vazhdojmë të çojmë përpara projektet tona në funksion të rritjes së futbollit shqiptar”.