Ringjallet Teuta, goditje e madhe në Kamzë

Ëndrra e Kamzës për t’u afruar me vendet e kreut ka marrë një goditje të fortë sot, me humbjen 2-0 pësuar në shtëpi nga Teuta. Këtë sezon Teuta e kishte eliminuar Kamzën nga kupa, por kishte marrë vetëm një pikë në dy përballje kampionati, ndërkohë që me krizën që po përjeton, dukej e vështirë që të fitonte sot.

Megjithatë, durrsakët janë mjaft të zotë në kundërsulm dhe sot u treguan perfektë, duke shfrytëzuar dy pakujdesi të mbrojtjes së Kamzës, që gaboi në aplikimin e pozicionit jashtë loje. Dy raste, dy gola, nga një për çdo pjesë, me Beqjan që shënoi në fillim të ndeshjes dhe Latif që mbylli llogaritë. Kamza ndalet dhe duhet të bëjë mirë llogaritë, sepse Europa nuk është aq e lehtë dhe mirë është të sigurojë sa më shpejt mesin e qetë, ndërsa Teuta kthehet fuqishëm në garë për mbijetesë.

KAMZA – TEUTA                    1-2

Shënues: Raçiç 90’+2 / Beqja 15′, Amadu Latif 78′

KAMZA: Gjonikaj, Frashëri, Çukoviç, Kuqi (Ymeri 73′), Zguro (Fili 46′), Idrizaj (Rezi 46′), Imeri, Ymeri, Fukui, Plaku, Racic. Trajner: Ramadan Ndreu

TEUTA: Moçka, Gjorgievski, Shkalla, A.Bilali, Hakaj, Beqja, Hila, Alhasan (D.Bilali 61′), Çyrbja, Lajthia (Dediç 70′), Latif (Vila 88′). Trajner: G.Begeja

Kartonë të verdhë: Raçiç 40′, Ymeri 78′ / Alhasan 28′, Gjorgievski 69′

Gjyqtar: Kridens Meta

GOLAT

15′ Top i gjatë dhe Teuta në kundërsulm të shpejtë. Fabian Beqja depërton nga e djathta dhe nga një pozicion mjaft i prirët godet fort, duke shënuar.

78′ Ashtu si në rastin e golit të parë, Teuta befason në kundërsulm në të njëjtin krah, një të majtë, Kamzën. Çyrbja i shpëton pozicionit jashtë loje, futet në zonë dhe lëshon një kros, që një lojtar durrsak e kthen në zonë dhe afër vijës fatale me kokë Amadu Latif e çon topin në rrjetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online