Rikuperohet edhe Eskerda, Laçi hap dyert për tifozët

Braziliani mungoi në Lushnjë, por është gati sikurse edhe të tjerët. Klubi vendos që hyrja në stadium të jetë falas

Laçi kërkon të marrë pikët e plota me Kamzën dhe ky është objektivi i vetëm për bardhezinjtë e drejtuar nga Gentian Mezani. Nga ana tjetër edhe klubi nuk ka qëndruar duarkryq dhe ka vendosur që ashtu si në ndeshjen me Flamurtarin hyrja në stadium të jetë falas. Kjo normalisht që do të ndikojë edhe në numrin e tifozëve, që tashmë i gëzohen faktit që ekipi i tyre renditet në vendin e tretë. Me Kamzën kurbinasit i kanë humbur të dyja ndeshjet këtë sezon dhe tanimë kërkojnë të marrin fitoren e parë dhe të ruajnë pozicionin e tyre në renditje, madje do të kenë mundësinë që të rritin diferencën me rivalët, që përballen mes tyre. Kjo i motivon edhe më shumë bardhezinjtë, që numërojnë 39 pikë të grumbulluara deri më tani. Dje ekipi kurbinas ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore, teksa ekipi ka punuar në aspektin tekniko-taktik dhe në fund lojtarët e përzgjedhur nga stafi teknik janë grumbulluar.

RIKTHIMET

Kapiteni Gentian Selmani është gati për takimin me Kamzën, ashtu si edhe pjesa tjetër e lojtarëve që munguan kundër Lushnjës. Mbrojtësi Sefgjini ka shlyer pezullimin prej kartonëve dhe do të jetë në fushë nga minuta e parë. Ansi Nika ka lënë pas problemet shëndetësore. Shkodrani kaloi një gjendje gripale dhe tani është më mirë. Lajmë të tjera të mira edhe për dyshen tjetër të mesfushës, Fjoart Jonuzi dhe Maikon Eskerda. Të dy janë stërvitur normalisht ditët e fundit dhe për aktivizimin e tyre vendos trajneri Mezani. Braziliani me shumë mundësi do ta nisë nga minuta e parë. Për këtë takim nuk është i gatshëm mbrojtësi i djathtë Abdurrahman Fangaj, i cili është i pezulluar me katër kartonë të verdhë. Situata në kampin kurbinas duket e mirë dhe të gjithë janë optimistë se mund t’ia dalin me sukses.

Formacioni i mundshëm

Selmani – Shtubina, Qaqi,  Gjoni, Sefgjini – Eskerda, Lulaj, Lushkja – Nika, Uzuni – Rexhinaldo

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online