Pakult fsheh formacionin, ndaj Vllaznisë me ndryshime

0

Humbja e fundit me Luftëtarin i ka trazuar ujërat dhe te Kukësi kërkohet me çdo kusht rezultat pozitiv në ndeshjen e kësaj jave me Vllazninë. Ka presion për rezultatin, pasi lufta për Europën është shumë e fortë dhe një tjetër rezultat negativ do të bënte që Kukësi të rrezikonte dhe pjesëmarrjen në aktivitetet ndërkombëtare në verë. Tekniku Peter Pakult ka vijuar normalisht stërvitjen ditën e djeshme ne Pezë-Helmës, ku ka provuar disa skema të ndryshme për takimin e nesërm. Në Kukës do të jetë vizitore Vllaznia, që ka treguar një formë të mirë në ndeshjet e fundit.

FORMACIONI

Pas ndeshjes me Luftëtarin, tekniku austriak ishte i pakënaqur nga performancë e lojtarëve të tij, të cilët i akuzoi se nuk i kishin zbatuar detyrat e që ai u kishte dhënë, të paktën një pjesë prej futbollistëve. Në ndeshjen me Vllazninë priten ndryshime nga ana e timonierit austriak. Në seancën e djeshme stërvitore ai ka provuar disa skema të ndryshme, por nuk ka zbuluar se kush do të jenë lojtarët që do të zbresin në fushë në përballjen e nesërme. Për t’u veçuar se ndër shumë skema, ai ka aplikuar dhe një skemë me 3 lojtarë në mbrojtje, që nuk është shumë e aplikuar në Shqipëri. Mund të jenë dhe përmasat e fushës në Kukës, që mund ta shtynë për të ndryshuar skemë, pasi siç duhet në shtëpi, kampionët kanë hasur shumë probleme këtë edicion.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.