Rikthimi në shtëpi, Teuta mesazh për tifozët

Teuta shfrytëzoi kalendarin dhe duke pasur tre ndeshje në transfertë brenda një muaji, vendosi të ndërhynte ne tapetin e stadiumit “Niko Dovana”. Durrsakët luajtën vetëm me Tiranën në fushë asnjanëse, ndërsa tani rikthehen në shtëpi.

Nesër prej orës 17:00 përballen me Luftëtarin në shtëpi dhe klubi ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive të tifozëve. Me bluzinjtë luhet një ndeshje e rëndësishme dhe duhet fituar. Nuk do të jetë e lehta dhe mbështetja e publikut është e nevojshme.

“Të dashur tifozë, pas më shumë se një muaji rikthehemi për të luajtur në “Niko Dovana”. Teuta ka nevojë për mbështetje dhe nesër do të kemi mundësinë dhe kënaqësinë të luajmë me praninë tuaj në stadium”, shkruhet në njoftimin e klubit durrsak.

ÇMIMET E BILETAVE, TEUTA-LUFTËTARI
(Stadiumi “Niko Dovana”, e shtunë, ora 17:00)
Tribuna A&B – 500 Lekë
Tribuna A1 & B1 – 300 Lekë
Tribunat C, E – 200 Lekë
Tribuna D (Miqtë) – 200 Lekë
SHITJA: Biletat në shitje pranë biletarisë së stadiumit në Durrës

https://www.facebook.com/blinibilet/photos/a.574123219624422/720389511664458/?type=3

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *