Rikthimi i pabesueshëm pas 636 ditëve dhe 8 operacioneve

Një mrekulli. Ose ndoshta një njeri jashtë normales. Ky është Santi Kazorla, 33-vjeçari që iu kthye futbollit të luajtur.

Spanjolli ishte dëmtuar më 19 tetor 2016 në Champions, kur luante me Arsenalin. Njerëzit menduan se lëndimi nuk ishte dramatik. Por, dy vitet e fundit kanë qenë të tmerrshme për lojtarin që numëron 77 ndeshje me përfaqësueses spanjolle.

Për shkak të një plage të infektuar, Kazorlës i është dashur ti nënshtrohet operacionit 8 herë. Mjekët i thanë se rrezikonte të mos ecte si më parë. Madje, u shqyrtua edhe mundësia e amputimit të këmbës.

Në 2017-ën operoi dhe rindërtoi tendinën e Akilit, me mjekët që i bën transplant lëkure nga parakrahu. Karriera dukej e mbyllur prej të gjitha këtyre problemeve. Megjithatë Kazorla nuk u dorëzua dhe u kthye në fushë. U kthye te ekipi i vendlindjes, Vijareali dhe zbriti sërish në fushë pas 636 ditëve dhe 8 operacioneve. Një përrallë e vërtetë futbolli!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *