Rikthimi e gjen me gola, emri i Kristof Piatek përfundon në tryezën e klubit të Serie A

Kristof Piatek duket se po e lë pas atë periudhë dështimi, ku marrëdhënia me golin u zbeh pak e nga pak. Nga shkëlqimi me fanellën e Xhenoas, sulmuesi polak përfundoi te zhgënjimi me Milanin. Madje as largimi i tij drejt Hertës së Berlinit në fillim nuk po shihej si zgjedhja e duhur për të. Por me sa duket rikthimi pas pandemisë i ka kthyer situatën përmbys.

“Pistoleta” Piatek ka “shkrepur” përsëri, teksa ka shënuar 2 gola në të dy ndeshjet e fundit. Sinjale pozitive këto që japin shpresë për një ringjallje të futbollistit polak. Kaq ka mjaftuar që të rikthehet interesi në Serie A. Këtë herë është Fiorentina ajo që po mendon për emrim e Piatek. Sipas “La Nazione” violët po shqyrtojnë mundësinë e marrjes së sulmuesit polak, ndërsa në tryezë kanë edhe alternativën tjetër, Karol Linetty./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online