Ardit Peposhi një ditë më parë u largua nga skuadra e Kukësit dhe falënderoi verilindorët për bashkëpunimin. Tashmë lojtari i linjës së majtë ka gjetur ekipin e ri, teksa ka nënshkruar me Bylisin. Një rikthim për të, ndërkohë që gjen aty edhe Alfred Zefin, me të cilin ka luajtur te Korabi në Superiore.
Bylisi pritet që në vijim të bëjë edhe afrime të tjera dhe të synojë rikthimin në Superiore. Presidenti Besnik Kapllanaj është në bisedime me disa elementë cilësorë dhe në momentin e konkretizimit të marrëveshjeje do të bëhen publikë edhe afrimet e tjera.
Veljko Dovedan ndërkohë është emëruar trajner. Serbi tanimë prej edhe përforcimet e tjera dhe më pas do të shihet fytyra e vërtetë e Bylisit, pasi deri më tani në miqësore rezultatet nuk është se kanë qenë të mira.