Rikthehet makthi i Covid-19 edhe te Juventusi, dy rastet pozitive fusin bardhezinjtë në izolim

Makthet e Covid-19 janë rikther edhe njëherë tjetër te Juventusi. Bardhezinjtë ishin të parët që u prekën nga virusi në Serie A në fillim të pandemisë, e cila troket sërish në derën e klubit. Juventusi ka konfirmuar 2 raste pozitive me Koronavirus, megjithëse asnjë prej tyre nuk është lojtar apo pjesë e stafit teknik.

Klubi bën me dije në njoftimin për shtyp se dy personat e infektuar do i nënshtrohen karantinës, si dhe gjithë skuadra do të hyjë në izolim të mirëbesuar. Kështu lojtarët do të mund të stërviten dhe të kenë kontakt me njëri-tjetrin, por nuk duhet të kontaktojnë me persona të tjerë të jashtëm.

“Klubi i Futbollit Juventus njofton se, gjatë kontrolleve të parashikuara nga protokolli në fuqi, dy anëtarë të stafit ishin pozitivë në lidhje me Covid 19. Këta nuk janë as lojtarë, as anëtarë të stafit teknik ose mjekësor, megjithatë, në përputhje me rregulloret dhe protokollin, i gjithë grupi i ekipit hyn nga ky moment në izolim me mirëbesim.

Kjo procedurë do të lejojë që të gjithë subjektet negativë ndaj kontrolleve të kryejnë trajnime të rregullta dhe aktivitete ndeshjesh, por nuk do të lejojë kontakte me jashtë grupit. Kompania është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shëndetësore kompetente“, njofton klubi i Juventusit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *