Çfarë ndërtoi Ançeloti! Evertoni tregon dhembët në Premier League, sulm i frikshëm dhe Rodrigez që rilind

Në Premier League duket se një tjetër pretendentë do të luftojë deri në fund me Liverpulin apo Mançester Sitin, të paktën nga çfarë kemi parë deri më tani. Çfarë ekipi që ka ndërtuar Ançeloti! Evertoni i strategut italian ka treguar dhembët në këto 4 javë të para, ku ka grumbulluar pikë të plota me 4 fitore bindëse.

Sulmi i skuadrës angleze është i frikshëm, teksa janë shënuar plot 12 gola, me një mesatare 3 gola për çdo ndeshje. Kalvet Levin po tregon një marrëdhënie të shkëlqyer me golin, pasi sot shënon të 6-in në fitoren 4-2 kundër Brigtonit.

Ndërkohë një sukses kanë rezultuar edhe blerjet e reja. Alan dhe Rodrigez janë përshtatur mjaft mirë me skuadrën nën urdhërat e Ançelotit. Madje sulmuesi kolumbuan duket se po rilind sërish te Everton, ku me dopietën e sotme e çon në 3 numrin e rrjetave të tundura në Premier League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online