Rikthehet Kamza e çmendur, Laçi lëshon vendin e tretë

Skenë e ndryshme, histori e njëjtë. Pas suksesin në Laç në fazën e parë, Kamza fitoi edhe sot, këtë radhë 3-1, ndaj Laçit. Një sfidë me shumë rëndësi për të dyja palët, surpriza të mëdha të sezonit, me Laçin që e mbylli vitin i treti, ndërsa Kamza humbi pikë dhe vende në renditje në dhjetor.

Sot u kthye Kamza e frikshme e muajve të parë të sezonit, me lojë të bukur, presing total dhe gola. Nuk shënuan yjet e sulmit, por menduan Ymeraj, Imeri dhe Mehmeti për të fundosur Laçin.

Në fakt, nuk ishte një ndeshje aq e lehtë sa tregon rezultati për Kamzën, sepse Laçi luajti mirë dhe deri në minutën e 74-t sfida ishte shumë e hapur, pas barazimit të Rexhinaldos.

Gjithsesi, fundi ishte i Kamzës dhe meritë ka Ramazan Ndreu, që kreu zëvendësime të shkëlqyera.

E premte,  26 janar 2018, ora 14:00, stadiumi “Kamza”

KAMZA – LAÇI      3-1

Shënues: Ymeraj 3′, Imeri 74′, Mehmeti 90’+3 / Rexhinaldo 58′ pen.

KAMZA: Gjonikaj, Frashëri, Kuqi, Lelis, Zguro, Arrabal, Ymeraj (Imeri 70′), Idrizaj (Rezi 81′), Fukui, Plaku, Raçiç. Trajner: Ramadan Ndreu

LAÇI: Selmani, Fangaj, Qaqi (Xhixha 46′), Gjoni, Sefgjini, Jonuzi, Shtubina (Beqaj 61′), Kallaku, Nika, Uzuni, Reginaldo. Trajner: Gentian Mezani

Kartonë të verdhë: Fukui 30′, Raçiç 37′, Zguro 49′, Kuqi 49′, Frashëri 57′ / Qaqi 41′

Gjyqtarë: Andi Koçi, Fatmir Lamaj, Dojando Myftari, Klodian Shahini

GOLAT

3′ GOL KAMZA. E nis fuqishëm skuadra e Ndreut. Disa sulme rresht, një kros në zonë kthehet me kokë në qendër nga Fukui dhe aty, te pika e 11-metërshit, Ersil Ymeraj godet dhe shënon, ndihmuar edhe nga një devijim i lehtë i një mbrojtësi.

58′ GOL LAÇI. Gjoni ndalet me faull në zonë nga Frashëri, i cili proteston gjatë, duke e quajtur simulim rrëzimin e Gjonit. Gjithsesi, nuk ka ndryshim vendimi dhe i zakonshmi Rexhinaldo nuk fal nga 11 metrat.

74′ GOL KAMZA. Super Imeri! Sulmuesi anësor i Kamzës depërton bukur në zonë dhe pas një driblimi, godet me të djathtën dhe shënon!

90’+3 GOL KAMZA. Frashëri pason bukur, nuk fal Mehmeti!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online