Abazaj fenomenal, Luftëtari nuk njeh më rivalë dhe shkatërron edhe Skënderbeun

E ka blerë Skënderbeu? Faleminderit, thotë Kristal Abazaj, po të përshëndes me dy gola! Luftëtari e ka nisur vitin e ri ashtu si mbylli të vjetrin, me fitore, gola, lojë të bukur dhe festë.

Një fitore bindëse 2-0, me dominim dhe një lojë që është edhe më e bukur se ajo që kemi lavdëruar aq shumë sezonin e shkuar.

Xhejms Adeniji goditi traversën që në fillim dhe u duk sikur Skënderbeu do të bënte lojën në Gjorokastër, por vetëm kaq, sepse Abazaj gjeti golin në kundërsulm në minutën e 25-të dhe që aty mori frrjedhë tjetër gjithçka.

Sulmi gjirokastrit, me Abazajn e Bregun sidomos, ishte i pandalshëm dhe mbrojtja korçare kaloi në kolaps, me shumë gabime dhe nervozizëm, me Radas që doli me karton të kuq në pjesën e dytë.

Abazaj goditi edhe një shtyllë në pjesën e parë, ndërsa në fundin e ndeshjes shënoi golin e sigurisë.

Luftëtari është super, Skënderbeu… të shohim në vazhdim!

E premte,  26 janar 2018, ora 14:00, stadiumi “Luftëtari”, Gjirokastër

Luftëtari – Skënderbeu     2-0

Shënues: Abazaj 25′, 86′

Luftëtari:  Ruçi, Rapa (Liçaj 7′), Jakovljeviç, Beqiri, Xhekson (Minga 75′), Aleksi, Ramadani, Abazaj, Rroca, Bregu, Shkurtaj (Rapo 66′). Trajner: Hasan Lika.

Skënderbeu:  Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani (Soue 57′), Muzaka, Lilaj, Gavazaj (Demte 68′), Xhejms Adeniji, Vila (Krasniqi 86′). Trajner: Ilir Daja.

Kartonë të verdhë: Vila 63′, Radas 73′

Karton i kuq: Radas 73′

Gjyqtarë:  Juxhin Xhaja, Denis Rexha, Nertil Bregasi

 

GOLAT

25′ GOL LUFTËTARI! Abazaj, pikërisht ai, merr një top jashtë zone dhe del i vetëm me Shehin, duke mos falur!

86′ GOL LUFTËTARI! Nuk fal Abazaj, i cili shënon edhe golin e dytë dhe mbyll ndeshjen!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online