Sven-Goran Erikson nuk drejton që nga qershori i vitit 2017, kur u shkarkua nga ekipi i Shenzenit në Kinë, ndërsa tashmë është gati të nisë një eksperiencë të re. Trajneri suedez ka arritur akordin me kombëtaren e Filipineve dhe një gjë e tillë është zyrtarizuar nga Federata e vendit aziatik.
70-vjeçari ka firmosur për gjashtë muaj dhe do të marrë pjesë në “Suzuki Cup” dhe Kupën e Azisë. Erikson ishte një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Kamerunit, por kombëtarja afrikane iu besua holandezit Klarenc Sedorf.
Ish-trajneri i Lacios dhe Anglisë është gati për të provuar eksperiencën aziatike dhe do të bëjë maksimumin për të arritur rezultate pozitive dhe për të rritur nivelin e kombëtares së Filipineve.