Frenk Riberi njihet për karakterin nevrik që e ka shoqëruar në çdo moment të karrierës së tij. Së fundmi, 35-vjeçari ka shpërthyer në të shara në një postim në rrjetin social “Twitter”.
Ky reagim vjen pasi futbollisti i Bajernit vizitoi një lokal luksoz në Dubai, ku porositi një biftek me kosto 1200 dollarë, ky veprim shkaktoi një stuhi kritikash nga nëpër rrjete sociale, diçka kjo që siç duket e ka mërzitur shumë Riberinë.
https://twitter.com/FranckRibery/status/1080754426292457473
“Për ta filluar 2019-ën. Po ia nis me xhelozët dhe inatçinjtë, që ndoshta kanë lindur për shkak të ndonjë prezervativi të grisur. Ju Q***** nënat, gjyshet dhe madje të gjithë pemën familjare. Nuk ju kam borxh asnjë gjë, suksesin që kam arritur ia kam borxh vetëm Zotit, vetes sime dhe shokëve të afërm e familjes, që kanë besuar gjithmonë tek unë”, shkroi Riberi.