Rezultoi pozitiv me Covid-19, portieri i Premier League është i çuditur: Nuk kam takaur askënd, është shokuese

Premier League është duke kryer testime te lojtarët për të identifikuar raste me Covid-19, në mënyrë që të jenë gati për të rinisur sezonin në muajin qershor. Ndër të infektuarit është edhe Aaron Ramsdale, i cili ruan portën e Bournemouth dhe Anglisë U-21. Portieri anglez ka folur për tabloidin “The Sun”, ku tregon se është i shokuar nga ky fakt, teksa sipas tij nuk ka pasur kontakte me askënd.

Ramsdale thekson se ka qenë i kujdesshëm dhe i ka respektuar masat parandaluese të pandemisë, ndërsa të vetmet herë kur ka lënë shtëpinë e tij kanë qenë për të shkaur në supermarket në mënyrë që të blejë ushqime si dhe për të furnizuar makinën e tij me karburant.

“Është padyshim një shok. Unë nuk kam qenë në kontakt me askënd dhe tani e kam marrë virusin. Nuk po tregoj simptoma, kështu që fakti se një i ri i shëndetshëm mund ta ketë atë është padyshim i frikshëm dhe shqetësues. Këtë javë të kaluar, unë kam bërë gjërat e zakonshme si të shkoj në supermarket dhe në një pikë karburanti për të mbushur makinën time.

Kjo nuk ishte rastësisht dhe kanë qenë tre ditët midis dy testeve kur unë jam kontraktuar me virusin (rezultoi negativ në testin e parë). Unë kam qenë po aq i kujdesshëm si më parë gjatë izolimit dhe duket se është një dalje për Pazar vendi ku e kam marrë Koronavirusin”, është shprehur portieri anglez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online