Rezultoi më e rëndësishme se finalja e Europa League, “Sold-Out” në pak orë për finalen që do të zhvillohet në Air Albania

Kur nisi kompeticioni i “Conference League”, shumë hodhën dyshime se do të rezultonte si dështim. Por në fakt rezultoi krejtësisht e kundërta, teksa në gjysmëfinalet e zhvilluara në këtë kompeticion, stadimet kanë qenë të stërmbushura.

Në fund finalja Roma-Feynord që do të zhvillohet në Air Albania tërheq më tepër sesa ajo e Europa League mes Rangers dhe Frankfurt. Në orën 12:00 të ditës së sotme është hapur shitja e biletave dhe pak më parë UEFA ka bërë të ditur se jemi në “Sold-Out”, pra nuk është më e mundur që të blihen biletat.

Nga ana tjetër sipas pritshmërive, rreth 90.000 tifozë do të zbresin në Tiranë për të ndjekur ekipet e tyre të zemrës. 70.000 prej tyre janë italianë, që shfrytëzojnë edhe distancën më të afërt, ndërsa 20.000 do të jenë mbështetësit e Feynord. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online