Në elitën e futbollit turk vijnë shpeshherë rezultate të çuditshme dhe që janë jashtë llogjikës. Koniaspori i shqiptarëve dhe që ndodhet në vendin e dytë është duke humbur me shifrat 4-1 kundër Alaniasporit.
Bëhet fjalë vetëm për 45 minutat e para të takimit, duke befasuar jo pak opinionin sportiv. Në formacionin titullar është vetëm Bytyqi, ndërsa Cekici dhe Cikalleshi e kanë nisur këtë takim nga stoli, megjithëse futja e tyre në këtë moment, nuk pritet të kthejë historinë e një ndeshje të mbyllur. /Sport Ekspres/