Mbrëmja e sotme ishte historike për Strugën. Klubi shqiptar zhvilloi sot ndeshjen e parë në një kompeticion të UEFA-s. Debutimi në Champions League u shoqërua me një rezultat historik. Shpëtim Duro ka treguar se është specialisti i ndeshjeve europiane.
Ekipi i udhëhequr prej tij ka arritur të marrë një barazim mjaft të rëndësishëm në transfertën e vështirë kundër Zalgirisit. Përballja kundër kampionëve të Lituanisë ka përfunduar me shifrat 0-0, duke lënë gjithçka të hapur për kualifikimin në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet pas një jave në Maqedoninë e Veriut./Halit Delibashi-Sport Ekspres/