Rexhinaldo mban fjalën, dhuratë tifozit special

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

“Falënderoj këtë fans të madh të Kukësit. Megjithëse me aq të ftohtë, ai ndihej ngrohtë. Më duhet të takoj ty , dua që të të ofroj fanellën time. Faleminderit”. U tha, u bë.

Rexhinaldo ia kishte premtuar fanellën që pas ndeshjes me Laçin dhe e ka mbajtur fjalën. Madje tifozi special i Kukësit duhet ta mbajë mend, pasi futbollisti nga Mozambiku ia dha fanellën pasi mori kryesimin në listën e golashënuesve.

Sulmuesi i Kukësit realizoi golin e dhjetë dhe lë pas Latif dhe Shkurtajn, madje ky i fundit ishte ai që asistoi për Rexhinaldon në golin që shënoi sot kundër skuadrës së Flamurtarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *