Sulmuesi i Feronikelit, Kastriot Rexha, u ka bërë thirrje tifozëve anembanë Kosovës të mbështesin Feronikelin në ndeshjen e kthimit ndaj uellsianëve të TNS-së që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vorri”, Prishtinë më datë 16 korrik. Në një intervistë për “KTV”, sulmuesi i skuadrës nga Drenasi flet barazimin 2 – 2 në Uells dhe sukseset në kupë dhe kampionat.
“Nuk do thosha se ishte ndeshja më e vështirë, por një ndër të më të rëndësishmet. Nuk kemi luajtur më parë në të tilla nivele. Përballë kishim kampionët e Uellist, prandaj them se barazimi është një sukses, sidomos për faktin i presim në Prishtinë për ndeshjet e kthimit”.
“Nëse kalojmë në raundin e dytë do të kemi kundër një skuadër të njohur evropiane si Kopenhagen. Megjithatë për ne do ishte një sukses i madh të kalonim TNS. Kopenhagen është një histori tjetër, janë një skuadër jashtëzakonisht e mirë”.
“Për mua ndeshja më e rëndësishme ishte ajo me Prishtinën në Drenas. Na duhej me patjetër barazimi ose fitorja. Ndeshjet në Europë zhvillohen në dy takime, ndërsa në atë ndeshje vendosej i gjithi fati i kampionatit”.
“Kërkojmë mbështetjen e të gjithë tifozëve për ndeshjen e kthimit me TNS, pasi në rast kualifikimi fiton i gjithë futbolli i Kosovës. Nëse vazhdojmë paraqitjet e mira, s’do të jetë më nevoja që ekipet tona të zhvillojnë ndeshje në raundin paraeliminator, por mund të kalojmë direkt në raundin e parë”.
KAMPIONATI DHE GOLAT – “Jam i kënaqur që fituam Kupë e kampionatin. U shpalla kryegolashënuesi me 22 gola, por gjithmonë kam qenë afër kreut gjatë viteve të shkuara”