Kompania e njohur e tregtisë online, Amazon, ka bërë diçka historike, sepse për herë të parë ka blerë të drejtat televizive për transmetimin e ndeshjeve të Premier Ligës angleze, duke u bërë një kërcënim real për Sky Sports dhe BT Sport.
Në ndarjen e të drejtave televizive të Premier Ligës për periudhën 2019-2022 dy paketa ishin ende në shitje, pas fazës fillestare të ofertave në shkurt.
Tani Amazon ka siguruar një nga paketat e mbetura (20 ndeshje në total), me BT Sport që ka marrë tjetrën (52 ndeshje në total).
Amazon do të transmetojë ndeshje në Boxing Day, festa një ditë pas Krishtlindjeve, si dhe një mesjavë ndeshjesh, përveçse do të ketë të drejtë të transmetojë çdo javë përmbledhjen javore të ndeshjeve të Premier Ligës. Amazon do t’i transmetojë ndeshjet online dhe abonimi do të jetë 5.99 sterlina në muaj, pak a shumë sa çmimi i BT Sport, ndërsa Sky është shumë më i shtrenjtë, me 18 sterlina në muaj për kanalin e Premier Ligës (128 ndeshje të transmetuara Live gjatë kampionatit).
BT Sport do të ketë akses në 15 ndeshje nga dy javë që do luhen në mesjavë, si dhe 5 ndeshje nga fundjavat e ndara, çka do të krijojë mundësinë e pushimit për Premier Ligën në mesin e sezonit.
Ndërkaq, 6 klubet e mëdha të Premier Ligës (Arsenal, Çelsi, Man Utd, Totenham, Man Siti e Liverpul) kanë arritur një fitore të madhe, pasi kanë shtuar sërish të ardhurat nga ndarja e së drejtës televizive.