Revolucioni? Partizani e nis nga pika zero!

Mbledhja mes drejtuesve ka vendosur pikat mbi “i”. Moxhi do të jetë në krye të merkatos. Starova konfirmohet deri në fund të sezonit. Çudia? Preiti niset drejt Turqisë

Partizani është një ekip që prodhon gjithmonë lajme. Kryeqytetasit janë në qendër të vëmendjes për shkak të investimeve të mëdha që bëjnë, por edhe për faktin se e nisin gjithmonë sezonin me pritshmëri të mëdha. Titulli kampion është objektivi parësor i tyre, ndërsa vendi i dytë quhet i dështuar. Të paktën këto vitet e fundit. Trendi ka ndryshuar në këtë sezon, pasi të kuqtë e kanë nisur mjaft dobët atë. Trajneri Mark Juliano dhe shpura e tij dështoi, afrimi i Drejtorit të Përgjithshëm Olsi Rama u mendua se do të ndryshonte strategjinë e klubit, por gjërat kanë ndryshuar sërish. Ditën e djeshme, Partizani zhvilloi një mbledhje “rrufe” që ndryshoi sërish ujërat te kryeqytetasit.
MBLEDHJA – Presidenti Gaz Demi zhvilloi ditën e djeshme një mbledhje me stafin e tij. Numri një i klubit thirri në takim Drejtorin e Përgjithshëm Olsi Rama, Drejtorin Sportiv Antonelo Preiti, Genc Tomorin, por edhe këshilltarin e tij personal Luçiano Moxhi. Demi nuk pranoi asnjë tolerim në mbledhje, prandaj Moxhi erdhi direkt nga Italia për këtë takim.
Ai rishfaqet në klub pas një pauze dhe duket se do të vijë me projekte të reja. “Big” Luçiano kërkon të provojë edhe njëherë veten në krye të klubit të kuq, pas dështimit të verës. 80-vjeçari ka shfaqur ambicien e tij për të rindërtuar klubin.
MOXHI – Në mbledhjen e djeshme është vendosur që Luçiano Moxhi do të ketë në dorë merkaton e janarit. Ai do të marrë përsipër rindërtimin e skuadrës, pasi beson se do të bëjë mirë. Italiani ka premtuar në mbledhjen e djeshme se ka gati disa përforcime të mira. Presidenti Demi vendosi që merkatoja të kalojë sërish në duart e italianit. Në këtë mënyrë, Moxhi “anashkalon” drejtorin Rama, pasi ishte ky i fundit që kishte në dorë afrimet e janarit.
VENDIMET – Rikthimi i Moxhit si i plotfuqishëm solli edhe vendimet e para të tij. Ai votëbesoi teknikun Starova deri në fund të sezonit. 62-vjeçari nuk do të preket dhe do të jetë në krye të stolit minimalisht deri në fund të këtij edicioni. Kjo është ideja fillestar, sigurisht nëse rezultatet do t’i shkojnë përshtat, pasi kampionati mund të sjellë të papritura.
Me “Bobin” e konfirmuar deri në fund të sezonit, Moxhi konfirmoi edhe një person tjetër. Drejtori Sportiv Antonelo Preiti do të vazhdojë të jetë pjesë e drejtuesve të Partizanit. Ai nuk do të largohet nga skuadra kryeqytetase, por iu pre bileta dhe u nis drejt Turqisë.
Preiti i shpëton edhe njëherë tjetër shkarkimit, përsëri duhet të falënderoj Moxhin që i shpëton vendin.
OBJEKTIVAT – Drejtuesit e klubit kanë rënë dakord edhe për objektivat që do të ketë skuadra deri në fund të sezonit. Ata duan të fitojnë Kupën e Shqipërisë dhe të kapin Europën. Në fakt, diçka e tillë është një objektiv i përbashkët, pasi fitimi i trofeut të dytë për nga rëndësia në Shqipëri të siguron edhe pjesëmarrjen në Europë. Kupa është një trofe i rëndësishëm, pasi mungon prej vitesh në familjen e kuqe.
RAMA – Drejtori i Përgjithshëm, Olsi Rama, mund të cilësohet i humburi i madh i mbledhjes së djeshme. Ai ishte përgjegjësi kryesor për merkaton e janarit, por tani afrimi i lojtarëve do të kalojë në dorë të italianit. 80-vjeçari do të ketë të drejtën për të afruar të gjithë futbollistët që do. Rama del jashtëloje, pasi nuk është ai personi që do të merret merkaton. Afrimet e Telushit, Malës dhe Lukasit ishin të vetmet për drejtorin Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online