Revoltat në Venezuelë, Maradona bëhet “ushtar” pro sistemit!

 

Në Venezuelë vazhdon xhiro e vidave nga presidenti Nikolas Maduro, kundër opozitës: kryebashkiaku i një Bashkie në lindje të Karakasit është dënuar me 15 muaj burg pasi nuk ndaloi manifestuesit. Në vend ka, në fakt, dy “parlamente”:

Asamblea Kombëtare e kontrolluar nga opozita venezueliane hde Asamblea këshilluese, e dashur nga presidenti për të rishkruar kushtetutën: dy organizmat shkëmbejnë akuza të fashizmit dhe golpizmit. Rritet ndërkohë presioni ndërkombëtar: Kombet e Bashkuara kanë denoncuar “shpërndarjen, e ekzagjeruar dhe sistematike, të përdorimit të forcës dhe dhunës” kundër manifestuesve dhe eksponentëve antigovernues, me dhjetra e dhjetra viktima dhe mijëra persona të arrestuara.

Pikërisht për të ekzaminuar situatën, Lima, kryeqyteti i Perusë, do të presë një takim emergjence me ministrant e jashtëm të kombeve amerikane. Nga Braizli lind lajmi i personave që duan të futen në vend. Në këtë situatë, Maduros i vjen edhe solidariteti i Maradonës, që duket i gatshëm të niset drejt Venezuelës.

“Jemi çavistë deri në vdekje. Dhe kur Maduro urdhëron, unë vishem si ushtar për një Venezuela të lirë, për të luftuar kundër imperializmit dhe ato që duan të marrin flamurin tonë, që është gjëja më e shenjtë që kemi. Viva Çavez!!! Viva Maduro!!! Viva Revolucioni!!! Jetë e gjatë venezuelianët e vërtetë, jo ata të interesuar dhe të përfshirë në politikat e djathta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *