Respektojnë fenë e Muhamed Salah, kompania e birrës te Liverpool nuk reklamohet vetëm kur lojtari egjiptian shpallet njeriu i ndeshjes

Skuadra e Liverpool-it dhe prodhuesi i famshëm i birrës Carlsberg kanë bashkëpunuar me Liverpool-in që nga viti 1992. Kompania ishte sponsori kryesor i fanellës deri në vitin 2010, ndërsa tani shpërblen çmimin e lojtarit të ndeshjes në Liverpool.

Megjithatë, shpesh ndodh që kompania të mbetet pa reklama në rrjetet sociale. Arsyeja është Mohamed Salah.Futbollisti egjiptian shpesh shpallej lojtari i ndeshjes në Anfield. Mirëpo duke qenë se është mysliman dhe nuk pi alkool, në postimet e Reds nuk ka asnjë reklamë të kësaj birre.

Sipas marrëveshjes mes Liverpoolit dhe kompanisë, kjo reklamë nuk do të shfaqet kurrë kur Salah të marrë çmimin. Të dyja palët treguan respekt për fenë e futbollistit egjiptian dhe nuk duan ta ofendojnë atë me kërkesat e mundshme për të reklamuar atë që nuk lejohet.

Tifozët janë të habitur. Shumë janë të bindur se prodhuesi i birrës së shpejti do të kërkojë të ndryshojë këtë: “Ata ndoshta janë të lodhur nga gjithçka,” tha një koment në mediat sociale pasi Salah mori çmimin lojtari i ndeshjes kundër Neëcastle. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *