“Respekte për Dinamon dhe Flamurtarin, por askush më i mirë se ne”! Lojtari i Skënderbeut është i bindur për fitoren në Vlorë: Jemi kryesuesit, ne do ta kthejmë Skënderbeun

Flamurtari-Skënderbeu do të jetë krye ndeshja e kësaj jave në Kategorinë e Parë. Para këtij takimi ka folur edhe lojtari i korçarëëve, Gresild Lika. I ftuar në emisionin “Sport Magazine” që moderohet nga Drilon Xhepollari dhe transmetohet në “Ora Neës”, Lika është shprehur i bindur për suksesin në Vlorë.

“Është një ndeshje e rëndësishme kundër Flamurtarit. E respektojmë rivalin, por jemi ne kryesuesit dhe do të shkojmë të mbajmë vendin që na takon, duam maksimumin. Kemi 12 ndeshje pa humbje, jemi në vendin e parë, puna flet vet. Trajneri ynë e ndien Skënderbeun, na lë lirshëm të gjithëve. Na thotë që të luajmë qetë dhe nuk kemi asnjë presion. Respekte për Dinamon dhe Flamurtarin, por Skënderbeu e ka garën me veten, nuk shoh askënd më mirë se ne. Ne jemi të bindur se Skënderbeu do të rikthehet”, tha Gresild Lika. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online