Rënia e perëndive, Gjermania jashtë Botërorit!

Nuk kishte ndodhur kurrë, por në futbollin modern nuk ka më tabu e të paprekshëm. Gjermania ikën nga Kupa e Botës që në grupe dhe nuk e priste askush. Jo se kampionët e botës ishin tepër të fortë, sepse sinjalet ishin dhënë me kohë, por përballë Koresë së Jugut, që ishte ende pa pikë, nuk pritej katastrofa.

Duhej e pakta një pikë, duke pritur edhe rezultatin e Suedisë, por duket se Gjermania e këtij Botërori ka shkuar për turizëm në Rusi.

E shpëtoi Kros ndaj Suedisë, nuk kishte zot ta shpëtonte ndaj Koresë së Jugut, që luajti një ndeshje të madhe.

Kur mbaruan pjesët e para pa gola, sërish gjermanët ishin të qetë, me shpresën se Meksika do të mbahej fort, por në pjesën e dytë furtuna suedeze ishte e frikshme, me 3 gola që futen në dhe Meksikën.

Megjithatë, El Tri kishte një aleat të fortë, Korenë e Jugut, që jo vetëm që nuk e uli ritmin, edhe kur mori vesh që eliminohej me fitoren  suedeze, por në fund e masakroi në kundërsulm Gjermaninë.

I duhej vetëm një gol i vogël skuadrës së Lëvit, por shënoi 2 në shtesë Korea e Jugut, që ndryshon historinë e futbollit.

KOREA E JUGUT – GJERMANI 2-0

Shënues: Kim 90’+4, Son 90’+6

MEKSIKË – SUEDI 0-3

Shënues: Augustinson 50′, Grankvist 62′ Pen., Alvarez 74′ aut.

90’+3 GOL KOREA E JUGUT! NDODH E PAMENDUESHMJA! GJERMANIA JASHTË KUPËS SË BOTËS! I MERITUAR ELIMINIMI

74′ GOL SUEDIA! Dërrmohet Meksika, shënon edhe autogol. Megjithatë, ende Meksika është e kualifikuar, sepse Gjermania nuk po shënon.

62′ GOL SUEDIA! PENALLTI PËR NORDIKËT, KAPITENI GRANKVIST NUK DAL! RËNDOHET SITUATA E GJERMANISË, POR EDHE MEKSIKËS!

50′ GOL SUEDIA! Augustinson trondit Meksikën, por dhe Gjermaninë. Tani kampionët e botës duhet të shënojnë patjetër.

GOOOOOL de #SWE??#Augustinsson (50′)#México 0-1 #Suecia #MEX 0-1 #SUE#Rusia2018 #WorldCup #MundialRusia2018 #Worldcup2018 #FIFAWORLDCUPRUSSIA2018 pic.twitter.com/JxHcXD47lw

— armin veh´s (@armin_vehs) June 27, 2018

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online