Rënia e lirë e Xherdan Shaqirit, kushton dy herë më pak se Kumbulla dhe ia kalon Gjimshiti

Xherdan Shaqiri është duke pësuar një rënie të lirë në karrierën e tij. Shqiptari që luan për Kombëtaren e Zvicrën e ka humbur totalisht mundësinë për të qenë titullar tek Liverpuli që gjithashtu po kalon një moment mjaft të vështirë. Tashmë vlera e kartonit të Xherdan Shaqirit sipas Transfermarkt është 14 milionë euro.

Kjo shifër është e barabartë me vlerën e kartonit të Vedat Muriqi, i cili tashmë aktivizohet me Lacion. Kujtojmë që gjithashtu edhe Rashica me Rrahmanin e ka vlerën 12 milionë euro. Krahasuar me lojtarët e Shqipërisë, Shaqiri vlerësohet 2 herë më pak sesa Kumbulla, i cili varion në shifrën 27 milionë euro. Edhe Gjimshiti vlerësohet me 22 milionë euro, çka tregon se nëse Shaqiri do të ishte tani me një nga përfaqësueset shqiptare qoftë Shqipërinë apo Kosovën, nuk do të ishte lojtari më i rëndësishëm i skuadrës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online