Ekipi U21 i Sllovenisë ka bërë surprizën mbrëmjen e sotme duke ndalur bashkëmoshatarët e Anglisë. këta të fundit shihen si favoritët kryesorë për të marrë kreun e grupit, por sot nuk kanë shkuar më larg se një barazim 2-2. “Tre luanët” e nisën sfidën vrullshëm, teksa tundën rrjetën që në minutën e 5-të, ndërsa në të 14-n do të dyfishonin rezultatin.
Megjithatë sllovenët do të kundërpërgjigjeshin menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë, kur me një gol të Spanring ngushtojnë shifrat. Ndërkohë në të 66-n minutë Stojinoviç vulos barazimin. Një pikë mjaft e vlefshme kjo për Slloveninë, që ka ditur të shfrytëzojë më së miri kundërsulmet gjatë lojës së dominuar nga Anglia U21.
Shpresat sllovene i japin kështu mesazhin e qartë Shqipërisë, me të cilën do të ndeshjen pak ditë më vonë në “Elbasan Arena”. Situata në grupin ku ndodhen edhe kuqezinjtë e Alban Bushit ndërlikohet disi mbrëmjen e sotme, ku të gjitha ekipet përveç Andorrës janë me pikë të afërta me njëri-tjetrin dhe përpara i pret një lu.ftë e hapur për vendin e dytë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/