Renditja/ Partizani nuk e lëshon fronin edhe duke humbur, Erzeni dhe Egnatia luajnë kartat për Europën

Ditën e sotme janë luajtur edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 10 të “Abissnet Superiore“-s. Partizani është mposhtur me shifrat 3-0 nga Egnatia, por ky rezultat nuk i ka lëkundur pozitat e tij në tabelën e renditjes. Të kuqtë nuk e lëshojnë fronin edhe pas humbjes, teksa qendrojnë në krye me 19 pikë të grumbulluara. Nga pas i ndjek Tirana me 1 pikë më pak. Dy ekipet e kryeqytetit kanë ndezur garën me njëri-tjetrin, duke premtuar rivalitet të fortë për titullin kampion.

Befasia e madhe janë klubet e Erzenit dhe të Egnatias. Dy ekipe të vogla në letër që tashmë po luajnë kartat për Europën. Shijakasit mbajnë vendin e tretë në tabelë, ndërsa një pozitë më poshtë tyre qendron Egnatia, e cila nuk do të mjaftohet vetëm me mbijetesën këtë sezon.

Pas 10 javëve kampionat, në fundin e tabelës shohim dy skuadra që vitet e fundit kanë lu.ftuar për trofe në Superiore. Bëhet fjalë për Laçin dhe Teutën, që po kalojnë një periudhë të vështirë në kampionat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online