Renditja/ Një Superiore si kurrë më parë! Luftë e zjarrtë në dy fronte, skuadrat ngjeshin kreun e renditjes

Ditën e sotme janë luajtur ndeshjet e javës së 29 të Kategorisë Superiore, që këtë sezon vjen si kurrë më parë. Vllaznia rimerr kreun pas fitores së sotme, por i duhet ta ndajë me pikë të barabarta me Partizanin e Ilir Dajës. Të kuqtë shkatërruan 4-0 Kukësin dhe shikimi i tyre shkon gjithnjë e më shumë drejt titullit. Por gara për trofe do të jetë e hapur deri në javën e fundit, teska me një pikë më pak i ndjek Teuta, që sot hodhi një hap fals ndaj Tiranës.

Në “vallen” e titullit vijon të mbetet edhe Laçi, që shton më shumë presionin për kreun, nga i cili e ndajnë vetëm 4 pikë. Por një luftë të zjarrtë premton edhe mbijetesa. Kastrioti tashmë ndjen gjithnjë e më shumë rrezikun e zonës së ftohtë, teksa Bylisi i afrohet me një diferencë prej vetëm 2 pikësh./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *