Ditën e sotme janë luajtur 7 nga 8 ndeshjet e javës së 24-t të Kategorisë së Parë. Erzeni ka mposhtur me rezultatin 2-1 Tomori. Tre pikë këto që e barazojnë me Bylisin në krye të tabelës, megjithëse mallakastriotët kanë një sfidë më pak, të cilën do e zhvillojnë nesër në derbin kundër Apolonisë. Korabi ka hedhur një hap fals duke barazuar me shifrat 0-0 me Burrelin, ndërsa surpriza ka ardhur nga Maliqi.
Juglindorët kanë mposhtur me rezultatin 3-2 Besën e Kavajës, duke marrë tre pikë të rëndësishme në luf.tën për të mos u rrëzuar nga Kategoria. Ndërkohë Besëlidhja e Lezhës ka fundosur Shkumbinin në vendin e fundit të renditjes, duke marrë një fitore të thellë 5-2./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Ndeshjet e Kategorisë së Parë, java 24:
Burreli – Korabi 0-0
Erzeni – Tomori 2-1
Lushnja – Pogradeci 1-1
Maliqi – Besa 3-2
Shkumbini – Besëlidhja 2-5
Tërbuni – Butrinti 1-0
Vora – Turbina 0-2